Windows 11 mbetet pa WordPad, Cortana dhe aplikacione të tjera

Në përditësimin e ri për Windows 11, aplikacioni legjendar WordPad i Microsoft nuk është më aty, mandati i gjatë i të cilit më në fund ka marrë fund.

Në vend të Windows 12 të ri, këtë vit përdoruesit do të marrin një përmirësim të ri në Windows 11 aktual. Ky përmirësim do të sjellë një sërë veçorish dhe përmirësimesh të reja, por do të heqë një aplikacion që ka qenë pjesë e sistemit operativ të Microsoft që nga Windows 98.

Bëhet fjalë për aplikacionin WordPad, i cili pas shumë vitesh shërbimi ndaj përdoruesve nuk do të jetë më i disponueshëm. Nëse po pyesni veten pse Microsoft vendosi të heqë aplikacionin pas 28 vjetësh, përgjigja mund të jetë se kompania dëshiron t’i drejtojë përdoruesit drejt Microsoft Word dhe Windows Notepad.

“Ne rekomandojmë Microsoft Word për dokumente me tekst të pasur si .doc dhe .rtf dhe Notepad për dokumente .txt,” tha kompania.

Raportet e mëparshme lanë të kuptohet për heqjen e WordPad, dhe tani Microsoft ka konfirmuar se aplikacioni po largohet.

Megjithatë, WordPad nuk është i vetmi që e pësoi këtë fat. Përditësimi i ri i Windows 11 besohet të shënojë fundin e disa aplikacioneve të tjera duke përfshirë Cortana, Mail, Calendar, Maps, People dhe Filma & TV.

LEXO EDHE:

Back to top button