Wuhan, nis përdorimi emergjent i vaksinave kundër Covid-19

Qyteti kinez i Wuhan, i cili raportoi rastet e para të Covid-19 vitin e kaluar, ka filluar përdorimin emergjent të vaksinave Covid-19.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftoi se personat e parë që do të vaksinohen janë grupet më të riskuara.

“Wuhani filloi përdorimin urgjent të vaksinave Covid-19 duke filluar nga 24 Dhjetori në 48 klinika të caktuara në 15 rrethe në qytet, duke synuar disa grupe kryesore të njerëzve,” tha Ai Zhenyu, zëvendës drejtori i kësaj qëndre në Wuhan, gjatë një konference shtypi.

Kjo fushatë vaksinash do të përfshijë persona që janë midis 18 deri në 59 vjeç, të cilët do të duhet të marrin dy doza me një interval katër javor.

LEXO EDHE:

Back to top button