Xavi për Cancelon: City nuk e lejoi t’i bashkohet Barçës

Xavi për Cancelon: City nuk e lejoi t’i bashkohet Barçës

Në merkaton e janarit vazhdimisht spekulohej se Barcelona e dëshironte transferimin e mbrojtësit të Manchester Cityt, Joao Cancelos.

Këtë gjë tani e ka konfirmuar edhe trajneri i Barçës, Xavi, i cili tha se City nuk lejoi që Cancelo të kalojë në “Camp Nou”, raporton KosovaPress.

“Joao Cancelo nuk erdhi te Barça në janar sepse City nuk dëshiroi që ai të shkon te Barça. Ata nuk më dhanë ndonjë arsye, thjesht nuk mund të bëhej sepse City i tha jo opsionit te Barça. Pyesni ata, Pep, bordin e tyre”, tha Xavi.

Cancelo kaloi te Bayern Munichu në merkaton e janarit në formë huazimi, ku më pas fitoi titullin e kampionit në Bundesliga.

LEXO EDHE:

Back to top button