Xhaferi nuk kërkon falje për sharjen e punonjësve të Kuvendit, ia ndalon fjalën edhe sekretares së përgjithshme

Xhaferi nuk kërkon falje për eskalimin në sharje ndaj punonjësve në Kuvend, ia ndalon fjalën edhe sekretares së përgjithshme

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, nuk ndjen përgjegjësi t’u kërkojë falje parlamentarëve të cilëve u është drejtuar me sharje, një video incizim të cilin e ka publikuar Alsat, ditë më parë.

Pas një sërë pyetjesh rreth sharjeve, ai nuk pranoi të përgjigjet konkretisht dhe më pas u tha gazetarëve të pyesnin por për tema të tjera.

“Nuk mendoj se kam shkelur asgjë, pjesa tjetër është opinion publik. Publiku e ka fjalën e vet”, ka thënë Xhaferi.

Ai u pyet gjithashtu nëse u kishte kërkuar falje oficerëve, për të cilën ai u përgjigj: “Policët do t’ju thonë.

Pas kësaj ai tha se nuk i shau punonjësit: “Kjo është ndaj përgjegjësisë, ndaj qëndrimit, ndaj punës”.

Duke treguar se të gjitha institucionet, përfshirë edhe Kuvendin, kanë një mënyrë të sjelljes, ai tha: “Nuk e ndjej përgjegjësinë të kërkoj falje”.

Lidhur me kërkesën për dorëheqje nga VMRO-DPMNE, Xhaferi tha: “Nuk kanë çfarë të bëjnë, po merren me mua. “A duhet t’ua mbyll gojën?”

Ai ka marrë edhe një pyetje nga gazetarët se pse nuk e lejon Sekretaren e Përgjithshme të Kuvendit, Cvetanka Ivanova të shprehet për sjelljen e tij sharëse: “Unë e organizoj dhe e mbaj brifingun dhe ky Kuvend nuk është në pronësi private”.

Derisa Xhaferi ia ka ndaluar Ivanovës të flasë, ajo ka heshtur. Me gjithë tentativën e gazetarëve që ta lejojnë të flasë, Xhaferi ka mbetur në qëndrimin e tij./ Alsat.mk

VIDEO

LEXO EDHE:

Back to top button