Xhaka arrin marrëveshje me klubin anglez, pritet rikthim në Premier Ligë

Mesfushori kosovar, Granit Xhaka ka arritur tashmë marrëveshje për kushtet personale me klubin e rikthyer në Premier Ligën e Angisë dhe është i fokusuar vetëm te kalimi në “Stadium of Light”.

Megjithëse ende nuk ka marrëveshje mes klubeve, negociatat po vazhdojnë dhe Xhaka i ka kërkuar drejtuesve të Leverkusenit që të përshpejtojnë transferimin. Raportimet për interesimin e Sanderlandit për Xhakën u shfaqën javën e kaluar, por në atë kohë thuhej se klube nga Arabia Saudite ishin gjithashtu në garë për të.

Gjithnjë sipas “The Athletic”, ofertat saudite ishin më të mëdha financiarisht, si për Leverkuzenin ashtu edhe për vetë lojtarin, por dëshira e Xhakës është që të rikthehet në Premier Ligë. Ai ka ende kontratë me Leverkuzenin deri në vitin 2028, çka i jep klubit gjerman një pozicion të fortë negociues për të përfituar nga shitja e tij.

Granit Xhaka kaloi shtatë sezone te Arsenali nga viti 2016 deri më 2023, përpara se të kalonte te Leverkuzeni, ku fitoi titullin e Bundesligës sezonin e kaluar.

LEXO EDHE:

Back to top button