Xhaka e Shaqiri, për të shkruar historinë ndaj Portugalisë

Sot do të zhvillohen dy ndeshjet e radhes të 1/8 sw fianels nw Kupën e Botës, pas sw cilws do të njohin dy çerekfinalistët e fundit. Në orën 16:00, Maroku do të përballet me Spanjën e Luis Enrike.

Në letër, Spanja është tepër e fuqishme përballë Marokut, por iberikët duhet të kenë kujdes pasi marokenët janë tepër të rrezikshëm, sidomos kur sulmojnë me Zijeç dhe Hakimi.

Në mbrëmje do të jetë një ndeshje shumë speciale. Portugalia e Kristiano Ronaldo do të ndeshet ndaj Zvicrës së Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit. Zvicra vjen nga një performancë tepër e bukur ndaj Serbisë, dhe sigurisht Ronaldo me shokët e tij, duhet të bëjnë kujdes pasi Zvicra e ka treguar veten se është një skuadër që të krijon vështirësi.

LEXO EDHE:

Back to top button