Xhaka: Kjo është ajo për çka jam duke folur…8 fitore radhazi

Granit Xhaka po kalon momente të shkëlqyeshme me Bajer Leverkuzenin, pasi u rikthye në Bundesligë dhe eksperiencës pozitive që e pati në Angli me Arsenalin. Ylli kosovar është njëri prej lojtarëve kryesorë të ekipit të Çabi Alonsos, i cili lëshoi pikë vetëm në barazimin 2:2 me Bajern Munihun.
Sw fundit Bajer Leverkuzeni e mposhti Frajburgun me rezultat 2:1 falë golave të Florian Virtz e Jonas Hofman për të mbetur ekipi i vetëm i pamposhtur në këtë sezon në nëntë ndeshje të luajtura.
Dhe, Leverkuzeni e arriti për herë të parë në histori serinë prej tetë fitoresh radhazi. E kjo arritur pa dyshim se e ka gëzuar Granit Xhakwn, i cili shpreson që ekipi kuqezi të vazhdojë me ritëm të njëjtë.
“8 fitore radhazi. Kjo është ajo për çka jam duke folur. Faleminderit për mbështetjen e madhe”, shkroi në rrjetet sociale ish-futbollisti i Bazelit, Borusia Mynshenglladbahut dhe Arsenalit.