Xhaka konfirmon largimin: Faleminderit Gunners!

Granit Xhaka ka konfirmuar largimin nga skuadra e Arsenalit. Mesfushori me preardhje nga Kosova, ka falënderuar tifozët e klubit përmes një fotografie të postuar në “Instastory”.

”Faleminderit Gunners”, shkruan në fotografin e postuar nga Xhaka, ku kujton edhe trofetë e fituar me Arsenalin. Ai gjatë kësaj kohe ka fituar dy herë FA Cup dhe dy herë Community Shield.

30-vjeçari zhvillon ndeshjen e fundit, ku Arsenali do të përballet me skuadrën e Vulverheptonit.

Xhaka nga sezoni i ardhsëm pritet ta vazhdoj karrierën në kampionatin gjerman, te skuadra e Bajer Leverkuzenit./IndeksOnline/

LEXO EDHE:

Back to top button