Granit Xhaka ka folur për dallimin mes Arsenalit dhe Bajer Leverkuzenit. Ylli kosovar u largua nga Londra gjatë verës që shkoi për t’u rikthyer në Bundesligë, ku kishte luajtur më herët me Borusia Mynshengladbahut.
Ish-futbollisti i Bazelit thotë se në Gjermani ka më pak presion dhe se mund të punojë i qetë.
“Koha ime në Arsenal kishte marrë fund, kështu që vendosa të largohesha. Në Leverkuzen mund të punosh në paqe. Këtu nuk ka kaos, klubet tjera janë më shumë të fokusuara. Në Arsenal presioni ishte ndryshe. Por, ne kemi ambicie të mëdha dhe e kemi një potencial enorm në ekip”, deklaroi Xhaka për “NZZ”.








