Xhejmi Vardi qëndron në Premier Ligë, gati firma me skuadrën që triumfoi në “FA Cup”

Kristall Pallas ka hyrë në garë për të nënshkruar me sulmuesin me përvojë Xhejmi Vardi, në një transferim të lirë këtë verë. Sipas “Football Insider”, ekipi që fitoi trofeun e FA Kupën, ka nisur kontaktet fillestare me agjentët e 38-vjeçarit, i cili do të largohet nga Leicester pas më shumë se një dekade.
Pavarësisht moshës së tij, ish-lojtari i kombëtares angleze është i vendosur të vazhdojë karrierën e tij futbollistike dhe dëshiron të mbetet në Premier Ligë. Dëshira e tij për të vazhduar të shënojë në nivelin më të lartë ka tërhequr interesin nga disa klube, me Pallasin që konsiderohet tashmë ndër pretendentët kryesorë.
Kristall Pallasi pritet të përforcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm, kur do të përfshihet edhe në Ligën Europa. Sulmuesi Xhejmi Vardi ka pasur një karrierë të frytshme te Lester Siti, ku ai u bë një legjendë e klubit, duke dhënë një kontribut vendimtar në fitoren historike të titullit të klubit në 2015-16.