Xhejms me “triple double” ndaj Denverit

Los Anxheles Lejkers ka fituar ndeshjen e radhës ndaj Denver Nagets 114-93. Skuadra e Lejkersit është duke kaluar në një formë mjaftë të mirë dhe pas kësaj fitore radhitet e treta në Konferencën Perendimore me pikë të barabarta me Los Anxhelos Klipers. Në ndeshjen ndaj Nugets, LeBron Xhejms dëshmoi edhe një herë se është duke luftuar për të fituar ‘MVP’ pasi shënoi “triple double”. Xhejms ishte lojtari më i mirë në ndeshje duke realizuar 27 pikë, 10 asiste dhe 10 kërcime. Në këtë sezon, Lejkers kanë 17 fitore dhe gjashtë humbje, ndërsa Nagets 12 fitore e 9 humbje

LEXO EDHE:

Back to top button