Xhek Grelish te Man. Siti për 116 mln euro

Mediat britanik raportojnë se Mançester Siti ka siguruar ardhjen e Xhek Grelishit nga Aston Vila, në vlerë prej 116 milion euro. Skuadra e Sitit dhe Aston Villa kanë arritur marrëveshje rreth dëmshpërblimit dhe Grelish do të bëhet futbollisti më i paguar britanik, me kalimin e tij në stadiumin “Etihad”.

Marrëveshja pritet që të zyrtarizohet menjëherë pas përfundimit të Kampionatit Evropian. Ndryshe Grelish është 25 vjeçar dhe tërë karrierën e tij e ka kaluar te Birmingami, përveç një sezoni, kur u huazua te Nots Kaunti.

Mediat raportojnë se Siti këtë verë pritet të firmos edhe me Hari Kejnin, i cili duhet të kushtojë më shumë 116 mln euro.

LEXO EDHE:

Back to top button