Xhemal Ibishi dhe Kristijan Naumoski zbarkojnë në Çair

Skuadra e Fc Shkupit , ka konfirmuar largimin e katër futbollistëve. Braziliani Kueven nuk bind drejtuesit e Shkupit që të vazhdojë qëndrimin në Çair, ndërsa e njëjta gjë është edhe për Niltinjon, Hoxhiçin dhe Abazin, me të cilët bardhekaltërit kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje dypalëshe.

Pritet largimi edhe i Aleks Zlatkov në drejtm të Makedonija Gjorçe Petrovit.  Në kohë të njëjtë, skuadra nga Çairi konfirmoi rikthimin e portierit Kristijan Naumoskit.

Ndërkohë mediat vendore, mësojnë se Xhemal Ibishi do të jetë përforcim i Shkupit në këtë merkato dimërore, teksa pritet që ditëve në vijim të firmosin kontratën dhe i njejtë të prezantohet zyrtarisht te skuadra e Çairit.

Ibishi së fundmi ishte pjesë e Tikveshit, ndërsa para saj ka luajtur në Kroaci në klubet si Orijent, Dubrava e Lokomotiva. Ai më herët në kampionatin vendor ka qenë pjesë e skuadrës së Vardarit.

LEXO EDHE:

Back to top button