Xhengis Rexhepi, trajneri i ri i Feronikelit

Xhengis Rexhepi do ta drejtoj skuadrën e Feronikelit në Superligën e Kosovës. Tekniku tetovar është prezantuar nga klubi kosovar, të cilët zyrtarizojnë marrëveshjen e arritur me Rexhepin.

Trajneri shqiptar së fundmi ishte pjesë e Lirisë së Prizrenit, të cilët arriti që përmes balotazhit të sigurojë një vend në mesin e më të mirëve në elitën e futbollit kosovar.

Ai më herët si trajner ka punuar edhe te Dukagjini, Besa e Dobërdollit, Llapi, Vllëzërimi, Kozhufi dhe Drita. Rexhepi është pjesë e suksesit historik të Maqedonisë së Veriut që luajtën për herë të parë në Kampionatin Europian, duke qenë ndihmës seleksionues i Igor Angellovskit.

LEXO EDHE:

Back to top button