Xherdan Shaqiri, më afër Francës se sa Italisë?!

Sipas mediave angleze Xherdan Shaqiri, nuk do të transferohet në Itali, por në Francë. Sipas mediave britanike raportojnë se Shaqiri nuk do të stërvitet më me Liverpullin, sepse është duke e negociuar transferimin e tij tek gjiganti francez, Olimpik Lioni.

Konfirmime të rëndësishme kanë ardhur edhe nga mediumi francez “L’Equipe” që raporton se një ofertë konkrete tashmë i është prezantuar Liverpulit, por nuk dihen shifrat e sakta, ndërsa skuadra angleze kërkon së paku 15 milionë euro për kartonin e reprezentuesit të Zvicrës.

Shaqiri ishte bashkuar me Liverpullin në vitin 2018 nga Stouk Siti për 15 milion euro, por tani më ai nuk shihet se pjesë e rëndësishme e skuadrës nga trajneri Jurgen Klop.

LEXO EDHE:

Back to top button