Xhermejn Frenklin: Do ta mposht dhe do t’i jap fund karrierës së tij

Më 1 prill, në stadiumin “O2 Arena” të Londrës do të zhvillohet dueli i peshës së rëndë në boks mes britanikut Enthoi Xhoshua (24 fitore, 3 humbje) dhe amerikanit Xhermajn Franklin (21 fitore, 1 humbje).
Për britanikun, ish-kampion bote në këtë Divizion, kjo është një përballje vendimtare për të ardhmen, pasi vjen pas dy humbjeve ndaj Usyk. Për këtë arsye, Franklin shprehet se do t’i japë fund një herë e mirë karrierës së Xhoshua.
“Të gjithë thonë se karriera e Xhoshuas është në fije të perit dhe se kjo sfidë është gjithçka për të. Ai mund të kishte zgjedhur këdo si rival, por më zgjodhi mua. Ndoshta ai po përpiqet t’i dëshmojë vetes se mund të më bëjë diçka që Dillian nuk mundi.
Xhoshua bëri zgjedhjen e gabuar, pasi s’do të ketë fitore ndaj meje. Unë kam ardhur në Londër për ta zgjuar atë dhe pjesën tjetër të botës. Do ta mposht dhe do t’i jap fund karrierës së tij. Ai i ndryshon shpesh trajnerët, por një gjë s’do të ndryshojë, fakti që do të humbasë sërish”, u shpreh Franklin.