Xhim Ratklif: Nuk është aq e zgjuar të blesh Kilian Mbapen

Sir Xhim Ratklif, i cili u bë aksionari më i madh i Man. Junajtedit, pasi bleu 25% të aksioneve në dhjetor 2023, është shumë i qartë për strategjinë e tij kur bëhet fjalë për tregun e transferimeve.

Ratklif shpjegoi se plani i tij përfshin “marrjen e njerëzve të duhur në pozicionet e duhura, që ata të menaxhojnë dhe organizojnë klubin, të bëjnë përforcime në mënyrë korrekte. Një pjesë jetike e menaxhimit sot është gjetja e lojtarëve të rinj”.

Ky ishte një mesazh i qartë indirekt edhe për Real Madridin, që shpenzon miliarda për yjet e konfirmuara.

“Unë do të preferoja të provoja të nënshkruaja me Mbappén e ardhshëm, në vend që të shpenzoja një pasuri të tërë duke u përpjekur për të blerë suksesin. Nuk është aq e zgjuar të blesh Mbapen. Çdokush mund ta kuptojë këtë. Është shumë më e vështirë të gjesh Mbapen e ardhshëm, Bellingamin apo Roj Kinin. Personalisht e kam të qartë se zgjidhja nuk është të shpenzoni shumë para për disa lojtarë të mëdhenj. Man. Junajtedi e ka bërë këtë nëse shohim 10 vitet e fundit, por nuk ka pasur sukses”, saktësoi më tej Ratkliff, duke kujtuar se klubi nga “Old Trafford” ka shpenzuar një miliardë euro që nga largimi i Sir Aleks Ferguson.

LEXO EDHE:

Back to top button