Xhirona, një kundërshtarë jo aq i lehtë për Real Madridin

Këtë të shtunë Xhirona do të vizitojë “Santiago Bernabeu”-n të Real Madridit, një stadium ku kanë treguar se dijnë edhe të fitojnë. Dueli i parë mes dy skuadrave në La Liga u zhvillua në “Montilivi”, në sezonin 2017-2018 (debutimi i Xhironës në Primera Division) dhe fitues doli skuadra e drejtuar nga Pablo Maçin në atë kohë. Një sukses 2-1 me golat e Portu dhe Stuani, dy lojtarë që janë edhe aktualisht pjesë e skuadrës, në një duel që mbahet mend mirë nga të gjithë në Xhirona.
Në ndeshjen e fazës së dytë, Reali i Madridiit fitoi lehtësisht (6-3) si dhe ndeshjen e parë të sezonit vijues (1-4). Në ndeshjen e kupës që u përballën të dyja skuadrat në sezonin 2018- 2019 nuk pati gola. Po, e bardha. 4-2 në ndeshjen e parë të luajtur në “Bernabéu” dhe 1-3 në ndeshjen e dytë të luajtur në “Montilivi”. Por ndoshta ndeshja më e kujtuar nga të gjithë në Xhirona ishte ajo e luajtur në javën e 24-të të sezonit 2018-2019, kur Xhirona “pushtoi” “Santiago Bernabeu”-n.
Një 1-2 për katalanasit me golat e shënuar sërish nga Portu dhe Stuani që i dhanë tri pikë skuadrës së Eusebios. Në fund të atij sezoni Xhirona ra nga kategoria. Me rikthimin e tyre në elitë, tashmë me Miçelin në krye të ekipit, ata arritën të mos humbin asnjë nga dy duelet ndaj ekipit të Ançelotit në sezonin e kaluar, 1-1 në Madrid dhe një sukses historik 4-2 në “Montilivi” me katër golat që mbajnë firmën e Tati Kastejanos në atë që është sigurisht nata më e mirë e karrierës së futbollistit argjentinas.
Dinamika e shkëlqyer ndaj Realit (3 ndeshje radhazi pa humbje), u ndërpre, në fazën e parë në këtë sezon me “Los Blankos” që fituan pastër 0-3 në “Montilivi”.