Xhonson premton ndihmë për Ukrainën

Xhonson premton ndihmë për Ukrainën

Gayetar: Shkëlzen Aqifi

Kryeministri britanik Boris Xhonson tha se Perëndimi duhet të mbështesë Ukrainën në përpjekjet e saj për të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia. Duke folur para mediave pas një vizite të paparalajmëruar në Kiev, Xhonson tha se do të ishte një katastrofë nëse Putini fitonte luftën.

“Putini po vazhdon të kryejë mizori të tmerrshme. Do të ishte një katastrofë nëse Putini do të fitonte. Ai nuk do të donte asgjë më shumë se të thoshte, e dini, “Le ta ngrijmë këtë konflikt. Le të kemi një armëpushim, siç bëmë në vitin 2014.” Për të, kjo do të ishte një fitore e jashtëzakonshme dhe shqetësimi i Mbretërisë së Bashkuar dhe shumë qeverive të tjera në mbarë botën është, shikoni, kjo do të ishte një fatkeqësi sepse do të kishit një situatë në të cilën Putini ishte në gjendje të konsolidonte përfitimet e tij dhe më pas të nisë një tjetër sulm”, u shpreh Boris Xhonson, Kryeministër i Britanisë.

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka premtuar se armët gjermane që Ukraina ka kërkuar për të luftuar pushtuesit rusë do të arrijnë në kohë.

“Ato do të mbërrijnë me kohë. Ju e dini se ekziston një listë e gjatë e klientëve tashmë që presin t’i marrin ato pas dy vjetësh e tre vjetësh. Ne do të ofrojmë një sistem anti-balistik që mund të shpëtojë Odesën ose Kievin. Ne gjithashtu vendosëm së bashku me Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara që do të dorëzojmë raketahedhës të shumtë”, tha Olaf Sholc, Kancelar gjerman

Megjithatë kancelari gjerman Sholc tha se është e nevojshme që disa liderë të bisedonin drejtpërdrejtë me presidentin rus Vladimir Putin mes përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke theksuar se ai do të vazhdojë ta bëjë këtë së bashku me presidentin francez.

“Është absolutisht e nevojshme të flas me Putinin, dhe unë do të vazhdoj ta bëj këtë – siç do të bëjë edhe presidenti francez. Kur flas me Putinin, them, për shembull, të njëjtat gjëra që ju thashë, ju lutem kuptoni se nuk do të ketë paqe diktati, dhe nëse vërtet besoni se do të grabisni një tokë dhe pastaj shpresoni që kohët do të ndryshojnë dhe të gjitha gjërat do të bëhen përsëri normale, ky është një gabim. Ju duhet të tërhiqni trupat tuaja dhe duhet të gjeni një marrëveshje me Ukrainën, e cila është e pranueshme dhe e drejtë për popullin e Ukrainës”, shtoi Olaf Sholc, Kancelar gjerman.

Kancelari tha gjithashtu se Gjermania do të përpiqet që të marrë 27 votat pro për t’i dhënë Ukrainës statusin e vendit kandidat për në BE, në samitin e radhës të bllokut.

Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron kanë zhvilluar disa biseda telefonike me Putinin, veçmas dhe së bashku, që nga fillimi i pushtimit rus në fund të shkurtit.

Gjatë vizitës të së enjtes në Kiev, Scholz dhe liderët e tjerë të tij premtuan mbështetje për kandidaturën e Ukrainës për t’u bashkuar përfundimisht me BE.

LEXO EDHE:

Back to top button