Xhorxhina Rodriguez zbulon se ku do të “pleqërojnë” me Ronaldon

Seriali që tregon jetën e Xheorxhina Rodrígez, i cili ka pasur mjaft sukses në “Netflix”, vazhdon të jetë i përfolur. Aty e dashura e Kristiano Ronaldos ka konfirmuar atë që thuhej prej kohësh. Familja e yllit portugez ka në plan të transferohet në Portugali dhe ta vijojë jetën atje, pasi CR7 të tërhiqet nga futbolli.

Në një episod në të cilin u shfaq në kryeqytetin portugez, Georgina siguroi.

“Në të ardhmen, unë dhe familja ime do të jetojmë në Lisbonë. Kur të transferohem në Portugali do të vazhdoj të bëj bamirësi, si në Spanjë”.

Në serial, Xheorxhina Rodríguez shihet duke vizituar “Casa do Parque” dhe dhënë dhurata si iPad, lodra të buta e këpucë tenisi për fëmijët që jetojnë atje. E dashura e Kristiano Ronaldos përfundoi mjaft e emocionuar në momentin që ishte në institucion.

“Kur hyra në ‘Casa do Parque’, u trondita. Unë kam shumë vite që bashkëpunoj me ‘Nuevo Futuro’ dhe këta fëmijë kanë nevojë për shumë më tepër ndihmë. Unë nuk njihja asnjë shoqatë bamirësie në Lisbonë, njoh shumë të tilla në Spanjë… Le t’i ndihmojmë ata. Ndjeva se kanë nevojë për shumë më tepër në krahasim me Spanjën”.

Në serialin e “Netflix”, partnerja e Ronaldos nuk i pëlqeu të krahasohej me Rihana-n dhe Bijonsen./Telesport

LEXO EDHE:

Back to top button