Xhoshua ndryshon trajnerin para revanshit me Usyk

Boksieri britanik Entoni Xhoshua do të ndryshojë trajnerin në prag të revanshit që do të zhvillojë pranverën e ardhshme me ukrainasin Oleksandr Usyk.

Lajmin e konfirmoi trajneri i njohur i boksit, amerikani Ronnie Shields. Ai tha se ka biseduar për dy ditë me radhë me Joshua për këtë çështje, pas vizitës që Xhoshua i ka bërë në palestrën e tij. Shields tha se Joshua i ka kërkuar që të jetë si një “qen i tërbuar” në ring gjatë revanshit, për t’u hakmarrë për humbjen e pësuar një muaj më parë, ku humbi edhe titujt kampionë bote në peshën e rëndë. Shields tha se Xhoshua do të stërvitet në Amerikë dhe do të mbajë nga stafi i vjetër vetëm Anhel Fernandez.

“Më kontaktuan dhe më kërkuan nëse mund të stërvitja Xhoshuan. Unë mendoj se ai i ka mundësitë për të rimarrë titujt kampionë bote. Bisedat që bëmë ishin të rëndësishme për mënyrën se si do të organizojmë punën. Madje bëmë edhe disa seanca të shkurtra stërvitore. Pamë duelin që ai bëri me Usyk dhe tani do të planifikojmë strategjinë që do të përdorim”, tha Roni Shields.

LEXO EDHE:

Back to top button