Xhoshua shpalos terminin e sfidës me Tajson Fjurin

Boksieri britanik Entoni Xhoshua, kampion i botës në peshën e rëndë në kategoritë IBF, VBA e VBO ka konfirmuar se dueli ndaj patriotit të tij Tajson Fjuri, do të zhvillohet në muajin qershor të këtij viti. Fjuri është gjithashtu kampion bote në këtë Divizion, ku mban titullin e kategorisë VBC.

 

“Më besoni. Qershori është periudha kur do të zhvillohet kjo sfidë. Një duel që e duan dhe do të zhvillohet për fansat, që kanë muaj që e presin këtë përballje. Mezi po pres që të zhvilloj këtë sfidë, për të zgjedhur më të mirin. Tajsonin do ta gozhdoj me grushtet e mia”, u shpreh Entoni Xhoshua.

Mediat britanike raportojnë se sfida pritet të zhvillohet në Abu Dabi, ndërsa dy boksierët do të përfitojnë nga 100 mln euro.

LEXO EDHE:

Back to top button