Xhudisti shqiptar eliminohet në raundin e parë dhe dëmtohet, ndërhyjnë mjekët

Ka përfunduar aventura e xhudistit shqiptar Indrit Cullhaj në Lojërat Olimpike teksa është mundur nga rivali nga Kosta Rika, Sanço Çinçilla.

- Advertisements -

Edhe pse pretendimet ishin të mëdha për Cullhajn, xhudisti është eliminuar që në raundin e parë në duelin e zhvilluar mëngjesin e sotëm në kategorinë 66 kilogramë.

Gjithashtu, pas përfundimit të ndeshjes Cullhaj pësoi një dëmtim çka bëri që ekipi mjekësore të ndërhynte menjëherë në fushë.

Sipas asaj që u raportua nuk kishte probleme serioze për xhudistin shqiptar, por vetëm një lëndim në brinjë, duke e mbyllur me zhgënjim aventurën e tij në Tokio 2020.

LEXO EDHE:

Back to top button