Xhudistja Arbresha Rexhepi, eliminohet nga britanikja Çellsi

Përfaqësuesja e Maqedonisë në xhudo në Lojrat Olimpike në Tokio, Arbresha Rexhepi, mbylli garat në raundin e parë të eliminatoreve olimpike. Rexhepi u mund nga britanikja Zhill Çellsi, me ipon ose ndërprerje të garës. Rexhepi ishte përfaqësuesja e tretë e Maqedonisë në “Tokio 2020”, pasi që ditë më parë mbyllën garat Borjan Brankovski me gjuajtje me pistoletë dhe notuesi Filip Derkoski.

- Advertisements -

Derkoski regjistroi kohën më të mirë personale në këtë vit, ose 76 të qindta më shpejtë se koha që është paraqitur për garat në Tokio 2020, mirëpo kjo ishte e mjaftueshme vetëm për pozitën e fundit në grupin eliminator.

Ndërkohë Brankovski, nuk siguroi kualifkimin në finale të garës të gjuajtjes me pistoletë ajrore në 10 metra, duke u ndalur në vendin e 20-të, por duke siguruar rekord të ri shtetëror me 573 rrethe.

LEXO EDHE:

Back to top button