Xhudistja Laura Fazliu siguron çerekfinalen në Olimpiadë
Xhudistja Laura Fazliu siguron çerekfinalen në Olimpiadë

Xhudistja Laura Fazliu ka prekur çerekfinalen në Olimpiadën e Parisit, pas fitores në rrethin e dytë të garës, meqë të parin e ka kaluar pa luftë.
Ajo e ka mposhtur kinezen, Jing Tang, në kategorinë deri në 63 kilogramë.
Në çerekfinale ajo do të përballet me francezen, Clarisse Agbegnenou.
Kjo është hera e parë që Laura, 23-vjeçare, merr pjesë në Lojëra Olimpike.
Kosova këtë herë përfaqësohet në Olimpiadë me nëntë atletë – në sporte si xhudo, not, atletikë dhe boks.
Pesë atletë tashmë e përfunduar tashmë garën.
Distria Krasniqi ka siguruar medalje të argjendtë, ndërsa Adell Shaboviq, Nora Gjakova, Akil Gjakova, Donjeta Sadiku kanë përfunduar garat pa çmime.
Në total, Kosova i ka tri medalja të arta dhe një të argjendtë.
Majlinda Kelmendi ka qenë e para që ia ka siguruar Kosovës medaljen e artë në Rio 2016, të mbajtur në Brazil.