Xhudo, Kosova me 4 garues në Evropianin në Bullgari

Ekipi i xhudos së Kosovës, do t’i kthehet Kampionatit Evropian, i cili prej sot e deri më 1 maj do të zhvillohet në Sofje të Bullgarisë. Kombëtarja e Kosovës, do të përbëhet nga dy kampionet e Evropës nga viti i kaluar, Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova, si dhe Flaka Loxha e Laura Fazliu.

Kampionia olimpike, Krasniqi, garon në kategorinë deri në 52 kilogramë, Gjakova në -73 kg, Loxha në -57 dhe Fazliu në -63 kg. Kampionia olimpike, Nora Gjakova dhe medalistja e bronztë e botës 2019, Loriana Kuka, do të mungojnë shkaku i lëndimeve. Distria dhe Flaka garojnë sot, ndërsa Laura e Akili të shtunën

Kujtojmë se në Evropianin e fundit, të mbajtur në Lisbon të Portugalisë, ekipi i xhudos së Kosovës, fitoi tri medalje, dy të arta dhe një të bronztë, me ç’rast e mbylli kampionatin në vendin e parë për nga numri i medaljeve të arta.

LEXO EDHE:

Back to top button