Xhuntioli hedh poshtë mundësinë e transferimit të Kambiasos në “Etihad”

Andrea Kambiaso është parë si zëvendësuesi i Kajli Ualker te Man. Siti, megjithatë ende nuk ka asgjë konkrete rreth këtij transfermi. Man. Siti është lidhur me një transferim të mundshëm për mbrojtësin e Juventusit, Andrea Kambiaso.

Megjithatë, drejtori i Juventusit, Kristiano Xhiuntoli i ka ftohur thashethemet, duke deklaruar se aktualisht nuk ka negociata në klubeve.

“Nuk ka negociata për momentin, me sinqeritet të plotë op ua them. Ne duam të sjellim lojtarë për të mbuluar disa zona të goditura nga dëmtimet afatgjata dhe nuk po mendojmë për shitjet. Asnjë ofertë nuk ka ardhur në klub për Andrea Kambaiason dhe nëse ndodh, atëherë ne do ta vlerësojmë atë”, ka deklaruar Xhuintoli.

Mediat angleze dhe ato italiane kanë raportuar se Pep Guardiola e dëshiron me çdo kusht transferimin e italianit. Megjithatë Juventusi nuk do ta lejoj largimin e anësorit pa fituar së paku 50 milionë euro.

LEXO EDHE:

Back to top button