Xi: Nuk ka fitues në një luftë tregtare
Xi: Nuk ka fitues në një luftë tregtare

Udhëheqësi kinez, Xi Jinping, tha se nuk ka fitues në luftën me tarifa, teksa Pekini dhe Uashingtoni kanë vendosur tarifa të larta ndaj importeve të njëri-tjetrit. Xi ka nisur turneun e tij në Azinë Juglindore me vizitën në Vietnam, duke sinjalizuar se Kina është e përkushtuar për tregtinë globale, pasi tarifat e vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump, tronditën ekonominë botërore. Përderisa kjo vizitë me gjasë është planifikuar më herët, ajo është bërë e rëndësishme për shkak të luftës me tarifa mes Kinës dhe SHBA-së, dy ekonomive më të mëdha në botë. Edhe pse Trump ka pezulluar zbatimin e disa tarifave, tarifat ndaj Pekinit prej 145 për qind kanë mbetur në fuqi. Kina i është kundërpërgjigjur SHBA-së, duke vendosur po 145 për qind tarifë ndaj importeve amerikane. /Alsat.mk