“Yjet e Reja” triumfojnë në “All Star”, Entoni Edvards shpallet “MVP”

Është zhvilluar eventi i shumëpritur i “All Star Game” në NBA, që me formatin e ri dhuroi shumë emocione dhe surpriza. Fituese doli skuadra e “Yjeve të Rinj në NBA” (Team Stars), që në finale mundi 47-21 ekipin e veteranëve (Team Stripes).

Në fakt, ndeshja finale ishte shumë larg nivelit të tri ndeshjeve kualifikuese, që u vendosën me diferenca të vogla. Përveç dy ekipeve finaliste ishte edhe skuadrave e yjeve nga bota që luajnë në NBA (Team World).

Basketbollisti Entoni Eduards (Minesota) u shpall “MVP” i këtij eventi, që dhuroi mjaft emocione. Duket se formati i ri i aprovuar nga NBA ishte një sukses duke parë zhgënjimet e edicioneve të fundit. Tashmë disa ditë pushim për të rinisur sezonin e rregullt, që parashikohet mjaft i fortë.

 

Rezultatet –All Star Game

 

Team World – Team Star, 35-37

Team Stars – Team Stripes, 40-42

Team World – Team Stripes, 45-58

Team Stripes – Team Star, 21-47

LEXO EDHE:

Back to top button