Ylber Nuredini në ” Ftesë në studio”: Ja kush janë shfaqjet që marrin pjesë dhe anëtarët e jurisë
Ylber Nuredini në " Ftesë në studio": Ja kush janë shfaqjet që marrin pjesë dhe anëtarët e jurisë
Ylber Nuredini ishte i ftuari i emisionit Ftesë në studio me Xhemazije Rizvanin. Ai për shikuesit e TV Alsat zbuloi jurinë dhe shfaqjet pjesëmarrëse.
Festivali fillon nga data 25 shtator deri më 30 shtator.
Sipas radhës shfaqjet janë:
NATA 1, – Çifti i hapur, tekst nga Dario Fo, Franca Rame me regji të Sulejman Rushitit., Teatri i Gostivarit dhe i Durrësit
NATA 2- Dredhit’ e Patukut, tekst i Gjergj Fishtës me regji të Kushtrim Bekteshit, Teatri i Tetovës
NATA 3 – Lezetet e mëkatit bashkëshortor, tekst të Valentin Krosnogorov, regji të Kaltrina Tefikut, Teatri Shqiptar
NATA 3 – Lojë e mendjes, regjia Qazmedin
Nuredini, Teatri Ultra
NATA 4- Gënjeshtra, tekst i Florian Zeller, regji tê Besfort Idrizit, Teatri Popullor i Maqedonisë
NATA 5- Komedi i zezë, autor Peter Shafer, regjisor Kastriot Saqipi, Teatri i Podujevës
NATA 6- Grafitet, teksti Mehmet Kraja, regjia Naser Shatrolli, Teatri i Preshevës.
Anëtarët e jurisë: Besfort Idrizi, Suela Konjari, Elmaze Nura.
“Shfaqje me regji nga Besfort Idrizi nuk është në garë” tha për Alsatin Ylber Nuredini dhe theksoi se tashmë janë gati të mirëpresin publikun në edicionin XXIII me radhë.