Ylber Ramadani, nga Skocia transferohet në Seria A

Ylber Ramadani e mbyll aventurën në Skoci me Aberdinin dhe përgatitet të nisë një eksperiencë të re, në një nga kampionatet më të vlerësuar të Europës siç është Serie A. Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, do të kalojë në radhët e Leçes.

Klubi italian ka paguar 1.2 milionë euro për kartonin e Ramadanit, ndërsa 10% e kartonit do të mbetet në pronësinë e Aberdinit që mund të arkëtojë sërish në të ardhmen në rast të një tjetër transferimi të lojtarit.

Vetë ish-futbollisti i Partizanit do të përfitojë një pagë prej 500.000 eurosh në vit në radhët e Leçes, teksa ka firmosur një kontratë trevjeçare me opsion rinovimin edhe për një tjetër vit.

Vlen të theksohet se në garë për Ramadanin ishte edhe skuadra tjetër e Serie A, Verona, mirëpo Leçe fitoi garën duke qenë se ofroi më shumë dhe kënaqi interesat e Aberdinit.

LEXO EDHE:

Back to top button