Ylber Ramadani: Nuk do të dorëzohemi aq lehtë në San Siro

Leçe e Medon Berishës dhe Ylber Ramadanit e nisi dobët sezonin e ri duke u mundur 4-0 në shtëpi nga Atalanta. Ka qenë Ramadani që ka folur në lidhje me këtë takim, por edhe për sfidën e ardhshme ndaj Interit të Kristjan Asllanit.

“Kishim përgatitur një ndeshje për të fituar dhe në 30 minutat e para ishin mirë, por pësuam. Pas golit të dytë, ka ndryshuar komplet takimi, sepse më parë ishim kompaktë, ndërsa pjesën e dytë skuadra e humbi ekuilibrin. Atalanta është e fortë fizikisht”.

Inter? “Janë kampionët e Italisë dhe një skuadër shumë e fortë, por ne nuk shkojmë të dorëzuar në “San Siro”. Do të kërkojmë të marrim një rezultat pozitiv”, shprehet Ylber Ramadani.

LEXO EDHE:

Back to top button