Ylli francez i bashkohet Real Madridit për 100 mln euro

Siç konfirmohet nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, gjiganti spanjoll Real Madrid ka arritur marrëveshje me skuadrën e Monacos për transferimin e Aurelien Tçouamenit. Marrëveshja është arritur për 80 milionë euro plus bonuset, ndërsa marrëveshja e plotë për yllin francez kap shifrën e 100 milionë eurove.

Tçouameni kishte marrëveshje personale me Realin për një kontratë pesë vjeçare pasi që dëshironte me çdo kusht kalimin te Reali, dhe jo në një klub tjetër. Gjiganti francez Paris Sen Zhermen ishte i gatshëm që të ofroj një shumë më të lartë se Reali për Tçouamenin, por ata u larguan nga bisedimet të premten pasi që Tçoumeni nuk po konsideronte tjetër opsion.

Po ashtu, interesim në Tçouamenin kishte treguar edhe Liverpulli, ku kishte kontakte direkte me agjentin e tij, por Real Madridi u tregua më bindës në bisedime pasi që dështoi marrëveshja për Kilian Mbape. Njoftimi zyrtarë nga Reali do të publikohet pasi që të përfundohen testet mjekësore dhe marrëveshjet mes klubeve të jenë të gatshme dhe të përfundohen.

LEXO EDHE:

Back to top button