Ylli i Çellsit i ofrohet Barcelonës, mirëpo…

Klubi katalunas, Barcelona thuhet se ka mundësi për të marrë qendërmbrojtësin e Çellsit, Aksel Disasi, por “Blutë” nuk lejojnë marrëveshje huazimi.

“Blaugranët” po kërkojnë të rekrutojnë një qendërmbrojtës në afatin kalimtar dimëror pas dëmtimit të ligamentit të kryqëzuar anterior të Andreas Kristensen, i cili do ta lërë atë jashtë fushave për të paktën katër muaj.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Barcelonës i është ofruar mundësia për të nënshkruar me mbrojtësin e Çellsit, Aksel Disasi, në janar.

Megjithatë, pika kritike është se Çellsi nuk do ta lejojë Disasin të largohet në formë huazimi, me një transferim të përhershëm si opsionin e vetëm të mundshëm.Duke pasur parasysh kufizimet e tyre në F”air Play Financiar”-it, do të jetë e vështirë për Blaugranat të paguajnë një tarifë të konsiderueshme.

Qendërmbrojtësi i Burnemautit, Markos Senesi, është një objektiv alternativ për kampionët e La Ligës, por ai ka më shumë gjasa të jetë i disponueshëm si lojtar i lirë verën e ardhshme.

LEXO EDHE:

Back to top button