Ylli i “Emilia Pérez” merr pjesë në “Oscars” pavarësisht komenteve fyese për akademinë para disa vjetësh

Ylli i “Emilia Pérez” merr pjesë në “Oscars” pavarësisht komenteve fyese për akademinë para disa vjetësh

Ylli i “Emilia Pérez”, Karla Sofía Gascon, po planifikon të marrë pjesë në çmimet “Oscars” të dielën, ndonëse është përballur me reagime të ashpra për komentet e saj fyese në rrjetet sociale.

Siç ka raportuar CNN-i, Netflixi po paguan për shpenzimet e Gasconit për pjesëmarrjen e saj në Oscars, ku është ftuar për të nominuar në kategorinë e aktores më të mirë.

Gasconi është nominuar për çmimin “aktorja kryesore” në “Oscars” lidhur me rolin e saj në “Emilia Pérez”, duke u bërë aktorja e parë transgjinore që është nominuar për një çmim në këtë akademi.

Gascón nuk ka marrë pjesë në asnjë ceremoni çmimesh që kur ndau disa komente përçmuese ndaj Akademisë së ndarjes së Çmimeve 2021, që u mbajt pas pandemisë Covid-19.

Në një intervistë me Juan Carlos Arciniegas të CNN en Español në fillim të këtij muaji, Gascón kërkoi falje për komentet e saj, por tha se ajo nuk mund të tërhiqet nga gara për “Oscars”.

“Unë nuk kam kryer asnjë krim dhe as nuk kam dëmtuar askënd”, ka thënë Gascóni për CNN-in.

Gasconi mungoi në ceremonitë “SAG Awards” dhe “Critics Choice Aëards”, në të cilat u nominua në kategorinë kryesore të aktrimit, si dhe në ndarjen e çmimeve “Guild” ku ishte planifikuar të merrte pjesë para se komentet e saj të bënin bujë në rrjetet sociale.

“Emilia Pérez” është filmi më i nominuar i këtij viti, me gjithsej 13 sosh, duke përfshirë vlerësimet për filmin më të mirë dhe aktoren dytësore.

Përveç fyerjeve ndaj Akademisë për ndarjen e çmimeve “Oscars”, Gasconi ishte shprehur në rrjete sociale edhe islamofobike dhe kritike ndaj rastit të George Floyd.

LEXO EDHE:

Back to top button