Ylli i Filadelfia-s përfshihet në incident me referen e basketbollit

Ylli i Filadelfia 76ers, Xhoel Embiid është përfshirë në një incident në ndeshjen ndaj San Antonio Spurs. Embiid, u përball me zemërim me gjyqtaren femër Xhena Shroder kur ai u përjashtua në pjesën e parë të ndeshjes kundër San Antonio Spurs, për dy gabime teknike.

Kamerunasi, më pas iu drejtua zyrtarëve pas dëbimit dhe u frenua nga shoku i skuadrës Kajll Lauri, trajneri Nik Nurs dhe disa asistentë në skena mahnitëse.

Mirëpo në fund, ju kthye disponimi pasi që skuadra e tij e mposhti San Antonio Spurs me rezultat 106-111./IndeksOnline/

LEXO EDHE:

Back to top button