Ylli i Milanit do të mungojë në derbin ndaj Interit

Pasi pësoi një lëndim në ndeshjen ndaj Crvena Zvezdës, Ismael Benaser do të humbas derbin e qytetit me Milanin gjatë ditës së diel. Mesfushori 23 vjeçar mori një lëndim vetëm pas 39 minutave, kur edhe u largua nga loja.

 

“Gjëja më negative nga ndeshja e sotme është humbja e Ismael Benaserit”, u shpreh trajneri i Milanit, Stefano Pioli.

Reprezentuesi i Algjerisë është duke pasur shumë probleme me lëndime në këtë sezon. Ky derbi pritet të jetë një nga më të zjarrtë ndonjëherë, kjo pasi “neroazzuerët” janë të parët me vetëm një pikë më shumë.

LEXO EDHE:

Back to top button