“Ylli” i NBA-s, bëhet aksioner te Lids Junajted

Investimet amerikane në futbollin anglez, duket se nuk kanë të ndalur e pas “manjati”, Tod Boehli dhe aktorët Rajan Rejnolds e Rob MekElhenej, tashmë një tjetër “yll”, por kësaj radhe i basketbollit do të “zbarkojë” në Premier Ligë.
Bëhet fjalë për “shtatlartin” e Los Angelos Klippers, Rasell Uestbruk, i cili do jetë pjesë e “49ers Group”, me këta të fundit që kanë ndërmend të blejnë klubin e Lids Junajted, pas rënies së këtyre të fundit në Championship.
Ndërkaq, përveç Uestbrukut, dhe një “yll” tjetër i NBA ka aksione të një klubi sportiv, me rekordmenin LeBron Xhejms, që është pjesë e “RedBird Capital”, të cilët fillimisht kishin aksionet e klubit të Liverpullit dhe tanimë ka aksionet e “kuqezinjve” të Milanit.