Ylli i NBA-s përballet me akuza për dhunë seksuale

Ylli i Nju Orlinsit, Zion Uilliamson është akuzuar për përdhunim në Los Anxheles. Një grua me të cilën ai dyshohet se kishte një lidhje paraqiti një ankesë në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit të enjten duke pretenduar se Uilliamson e përdhunoi atë në një apartament në Beverly Hills në dy raste në vitin 2020.

“Këto dy incidente nuk ishin të izoluara. I pandehuri vazhdoi të abuzonte, përdhunonte, sulmonte dhe rrahte gruan në Kaliforni dhe shtete të tjera, përfshirë Luizianën dhe Teksasin, derisa marrëdhënia përfundoi në vitin 2023”.

Gruaja kërkon dëmshpërblim për agresionin, i konsideruar një sulm seksual, dhunë në familje, vjedhje me thyerje. Lojtari dyshohet se ka hyrë në banesën e gruas dhe i ka marrë gjërat e saj dhe e ka përndjekur.

Avokatët e Uilliamson thanë se akuzat ishin “kategorikisht të rreme dhe të pamatura”, duke shtuar se ekipi ligjor i yllit të Nju Orlinsit, do të kundërshtojë.

“Kjo është një padi shpifëse dhe ne do të kërkojmë dëmshpërblim dhe ato do të jenë të rëndësishme,“ thuhet në reagimin e ekipit ligjor te ekipit të basketbollit amerikan.

LEXO EDHE:

Back to top button