Ylli i radhës te Reali do të vjen nga Serie A, kushton 70 milionë euro

Sipas “Real Madrid Confidencial”, “Los Blankos” po mendon të marrë Ederson nga Atalanta. Mesfushori brazilian pëlqehet edhe nga Man. Junajtedi. 25-vjeçari është kryesisht një mesfushor mbrojtës, por është i aftë të kryejë role të shumta në mes të parkut.

Këtë sezon, ai ka regjistruar dy gola dhe një asist në 23 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Paraqitjet e tij kanë bindur drejtuesit e klubit madrilen, të cilët e shohin atë si zëvendësuesin ideal për Toni Kros.

Mesfushori gjerman u tërhoq në fund të sezonit të kaluar dhe klubi ende nuk ka nënshkruar një zëvendësues. Ndërkaq, Luka Modriç shtatorin e ardhshëm do të mbushë 40 vjeç dhe kontrata e tij po ashtu skadon në fund të këtij sezoni.

“Los Blankos” ka të ngjarë të gjejnë një zëvendësues për gjermanin verën e ardhshme dhe duan Ederson. Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2027 me Atalanta-n, kështu që skuadra e Serisë A do të ketë avantazh në negociata. Braziliani ka një vlerë tregu prej 50 milionë euro, por Atalanta pritet të kërkojë rreth 70 milionë euro për nënshkrimin e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button