Ylli i ri i Bajernit, parapëlqen Gjermaninë

Talenti mesfushor i Bajern Munihut, Xhamal Musiala ka zbuluar se do të vesh fanellën e kombëtares së Gjermaninë para Anglisë. 17-vjeçari ka të drejtën të zgjedh mes dy kombëtareve, sepse ishte pjesë e kategorive të ulëta (U15, U17, U19 dhe U21) te Anglia, derisa është me prejardhje nga Gjermania. Pasi shkëlqeu me gol në fitoren ndaj Lacios në Ligën e Kampionëve, Musiala njoftoi se ka zgjedhur Gjermaninë.

“Në fund vendosa, dëgjova ndjenjën që për një kohë të gjatë më thotë se ishte vendimi i drejtë të luaja për Gjermaninë, tokën ku jam rritur. Nuk ishte vendim i lehtë”, tha mes tjerash Musiala.

Ndërkohë, Bajerni mposhti Lacion bindshëm në ndeshjen e parë me rezultat 1 – 4, ndërsa Musiala shënoi golin e dytë për skuadrën bavareze.

LEXO EDHE:

Back to top button