Ylli kosovar në mesin e 11 më të mirëve në Zvicër

Benjamin Kololli shkëlqeu gjatë tërë vitit 2020 me skuadrës e Cyrihut në Zvicër. Falë paraqitjeve të mira, ai është zgjedhur në formacionin e më të mirëve në kampionatin helvetik. Krejt kjo erdhi pas votave nga kapitenët e skuadrave në Superligën e Zvicrës. Mbrojtësi lipjanas është shprehur krenar që është zgjedhur në këtë formacion.

 

“Nder të jem pjesë e 11-shes më të mirë, falemindërit të gjithëve që më votuan” ka shkruar Kololli në “Facebook”.

LEXO EDHE:

Back to top button