Ylli senegalez është gëzuar pa masë me trofeun e parë të fituar nga kombëtarja e tij, ndaj vendosi të flente me të

Sadio Mane mbrëmë realizoi goditjen kyçe nga 11 metra në ruletën e penalltisë ndaj Egjiptit, duke mos lënë radhën për të gjuajtur bashkëlojtarin e tij nga Liverpooli, Mohamed Salah. Senegali fitoi 4:2 pas 120 minutash lojë pa gol. Megjithatë, golashënuesi senegalez mund të ishte lehtësisht një tragjedian pasi humbi një penallti në minutën e 7-të.

Sulmuesi i Liverpool u kthye në shtëpi me çmimin për lojtarin më të mirë të turneut në të cilin shënoi 3 gola dhe 2 asistime në shtatë ndeshje. 29-vjeçari Mane tregoi gëzimin e tij të papërshkrueshëm në Instagram ku u dha ndjekësve fotot e tij në dhomën e hotelit në Yaounde i shtrirë në shtrat me medaljen në qafë dhe trofeun pranë tij.

Mane hyri në historinë e “Luanëve të Terangës” duke i çuar ata drejt titullit të parë në historinë e kësaj kombëtareje. Edhe pse Senegali konsiderohet si një nga kombëtaret më të mira afrikane, nuk e ka fituar kurrë më parë Kupën e Kombeve të Afrikës. Në vitin 2002 humbi në finale ndaj Kamerunit me penallti 2:3 dhe në vitin 2019 me 0:1 ndaj Algjerisë.

Mirëpo, përleshjet me shokun e tij Salah nuk kanë mbaruar pasi në fund të marsit i pret një duel në fazën kualifikuese për Botërorin e Katarit.

LEXO EDHE:

Back to top button