YouTube po teston një opsion të ri: ju paguani, por keni reklama
YouTube ka vendosur të ritestojë opsionin që e kishte ndërprerë më parë – YouTube Premium Lite.

Është, siç sugjeron emri, një version i ndryshëm i abonimit që kushton më pak se YouTube Premium i zakonshëm.
Aktualisht është duke u testuar në Tajlandë, Gjermani dhe Australi, ku Premium Lite kushton 7,99 dollarë në muaj, ndërsa Premium i rregullt kushton 16,99 dollarë AU.
Well, YouTube Premium Lite is AUD $3 cheaper on the website than on mobile! 😂😂 pic.twitter.com/WEynGFhqQo
— Jonah Manzano (@jonah_manzano) October 17, 2024
Siç e përmendëm më herët, YouTube e testoi këtë opsion më herët në 2021 dhe nuk përfshinte reklama atëherë, por tani do të ketë “reklama të kufizuara”, të cilat mund të shfaqen kur dikush shikon Shorts ose një video muzikore.
Gjithashtu, një zëdhënës i kompanisë tha se “përdoruesit kur shfletojnë platformën mund të marrin reklama që nuk mund të ndalen”. Abonimi Premium Lite nuk ofron qasje pa reklama në YouTube Music dhe nuk është e mundur të dëgjosh video në sfond ose të shkarkosh regjistrime.