VIDEO / Youtuber-i i famshëm nokauton boksierin profesionist në raundin e parë

Youtuberi i famshëm, Xhejk Poll ua mbylli gojën kritikëve dhe për herë të parë në karrierën e tij mundi një boksier profesionist, me një nokaut spektakolar në raundin e parë. 26-vjeçari amerikan fitoi për të tetën herë në karrierën e tij, por për herë të parë ndaj një boksieri profesionist.
Kujtojmë se Paul fitoi famë botërore duke regjistruar video në Youtube dhe në vitin 2020 vendosi të bëhej boksier. Fillimisht ai u ndesh me youtuberë të tjerë dhe shumë e tallnin për këtë, andaj vendosi të luftojë kundër emrave më seriozë. Poll e mundi atë në Orlando pas vetëm dy minuta e 32 sekonda luftë. Ai e dërgoi atë në dysheme me një ‘uppercut’ të fuqishëm me të djathtën dhe ky ishte fundi i luftës.
Xhejk Poll me këtë fitore u ngjit në vendin e 131-të në listën e “BoxRec” për luftëtarët më të mirë në kategorinë “cruiserëeight” dhe është e sigurt se me këtë fitore ai dëshmoi se nuk është thjesht një cirk i zakonshëm, por se vërtet ka diçka për të në botën e boksit profesionist.