Yuri Kim për kandidatët e Berishës: Sponsori juaj i shpallur “non grata”, çfarë po u ofroni votuesve

Yuri Kim për kandidatët e Berishës: Sponsori juaj i shpallur “non grata”, çfarë po u ofroni votuesve

Ambasadorja amerikane Yuri ka disa pyetje të drejtpërdrejta si duket për kandidatët e Sali Berishës. Në një postim në Twitter, Kim shkruan duke pyetur kandidatët se sponsori i tyre është shpallur “non grata” për korrupsion nga SHBA dhe çfarë po u premtoni votuesve. Diplomatja amerikane shton gjithashtu se nëse fitoni, çfarë do t’i detyroheni qytetarëve

“Pyetje për kandidatët: Nëse sponsori juaj kryesor është dikush i caktuar nga SHBA për korrupsion të konsiderueshëm, çfarë saktësisht po u premtoni votuesve? Kush do t’ju zotërojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin SHBA?”, shkruan Kim.

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall në maj të vitit kaluar “non grata” nga Shtetet e Bashkuara për korrupsion dhe minim të demokracisë. Berisha, i përjashtuar nga Partia Demokratike me vendim të Lulzim Bashës garon në zgjedhjet e 6 marsit me kandidatët e tij, nën siglën “Shtëpia e Lirisë.

Sakaq, gjatë ditëve të fundit në fushatë është përfshirë edhe Vangjush Dako, i cili mbështet kandidaten e PS në Durrës. Dako është gjithashtu i shpallur “non grata” nga SHBA.

LEXO EDHE:

Back to top button