Zadoruzhjuk: Sot vendoset fati i rendit juridik ndërkombëtar

Natalija Zadoruzhjuk, ambasadorja e Ukrainës në Shkup, në emisionin “200” që emitohet në TV ALSAT, theksoi se Ukraina është një vend i rendësishëm në botë, ndërsa dënon vendimet e fundit të Rusië, me të cila akte ajo përshkallzon situatën në kufirin ukraino-ruse.

Ajo beson se me fatin e Ukrainës, do të përckatohet edhe fati i rendit juridic ndërkomëtar. Ukraina është një vend shumë i rëndësishëm në botë. Pa Ukrainën, Rusia nuk do të jetë një perandori që Putini dëshiron ta rivendosë. Një Ukrainë e suksesshme është një shembull për rusët. Është një mundësi për të imagjinuar rusët pse jetojmë kaq keq, dhe të shohim se sa larg ka shkuar Ukraina. Ata kanë demokraci, liri të fjalës, regjim pa viza me Bashkimin Evropian, dhe ndoshta do të jemi edhe ne, por vetëm duhet të ndryshojmë sistemin dhe regjimin. Ukraina dënon vendimin e Rusisë për të njohur territoret e përkohshme.

Vendimi i Rusisë për të njohur të ashtuquajturat republika, nuk do të ketë pasoja ligjore. Ky vendim rrit ndjeshëm përshkallëzimin e situatës dhe mund të nënkuptojë një tërheqje të njëanshme të Federatës Ruse nga marrëveshjet e Minskut. Pala ukrainase i kupton synimet e Rusisë për të provokuar Ukrainën. Ne marrim parasysh të gjitha rreziqet. Ne mbetemi të përkushtuar për një zgjidhje politiko-diplomatike të konfliktit të armatosur ruso-ukrainas.

Sot po vendoset fati i rendit juridik ndërkombëtar ose do të jetojmë në një botë të qëndrueshme, me rregulla të qarta me çdo shtet pa përjashtim, ose do të shkatërrohet sistemi ekzistues. Tani çështja nuk është në marrëdhëniet ukrainas-ruse, por ka të bëjë me të gjitha vendet. Ose jemi të gjithë në anën e shtetit të së drejtës ose fiton Rusia autoritare me të drejtën e saj për forcë, dhe krijimin e zonave, forcave të ndikimit të armatosura. Situata e sotme prek çdo vend të botës.

LEXO EDHE:

Back to top button