Zaev dhe Kovaçevski takojnë sot partnerët e koalicionit

Kryetari i ri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, së bashku me paraardhësin e tij dhe kryeministrin aktual Zoran Zaev, sot do të zhvillojnë një sërë takimesh individuale me përfaqësuesit e partnerëve të koalicionit, të cilët janë pjesë e shumicës parlamentare. Sipas burimeve të larta partiake, takimet kanë për qëllim që lideri i ri i partisë dhe kryeministri i ardhshëm Kovaçevski të konsultohen me partnerët në pritje të përgatitjes së programit të ri qeveritar, si dhe plotësimin e stafit të ministrive dhe institucioneve të tjera në nivel qendror.

Takimet janë paraparë ndaras me liderët e LD-së, PLD-së dhe PRD-së. Takim nuk është caktuar mes Zaevit dhe Gashit, ndërsa nuk dihet nëse një takim mes kreut të ekzekutivit dhe liderit të LSDM-së do të zhvillohet edhe me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti.

LEXO EDHE:

Back to top button