Zaev i tregoi pritjet nga Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimorë

Kryeministri Zoran Zaevi ka shprehur bindjen se në Samitin e ardhshëm të BE-së, do të jepet porosia për zgjerimin e Unionit ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimorë. Siç u shpreh ai, edhe pse në këtë Samit nuk merren vendime, ai mund të jetë motivim i qartë deri tek vendet e rajonit.

“Në Samit pres që të flitet për Ballkanin perëndimor sepse ky nuk është Samit ku merren vendime. Ky është Samit për vendime, i dedikuar vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe do të jenë një pjesë e madhe e liderëve, presidentëve, kryeministrave. Unë besoj se me formulime të dehura të fjalive, me gjeste konkrete, me vendime serioze do të dërgohet mesazhi i zgjerimit të BE-së drejt Ballkanit Perëndimor, do të jetë e palëkundur, e padyshimtë dhe e qartë”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

Samiti i BE-Ballkani Perëndimorë do të mbahet më 6 tetor në Bërdo të Sllovenisë.

LEXO EDHE:

Back to top button