Zaev -Kalis: Estonia mbështet fuqishëm integrimin e Maqedonisë
Në kuadër të Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor, kryeminsitri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, realizoi takim dypalësh me kryeministren e Estonisë, Kaja Kalis. Në takim dy bashkëbiseduesit i theksuan marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve dhe përkushtimin e ndërsjellë për avancim të mëtejshëm të bashkëpunimit.
Kryeministri Zaev gjatë bisedës ka theksuar mbështetjen e Estonisë rreth integrimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian. Ndërkohë konkluzion i përbashkët nga takimi i Zaev dhe Kalis është se nga Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor duhet të dërgohen mesazhe më të fuqishme, mbështetje më e madhe për aspiratat e vendeve nga rajoni për aderim në Bashkimin Evropian.








